• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në Bruksel vazhdon dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit për përdorimin e dinarit në Kosovë

Në Bruksel vazhdon dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit për përdorimin e dinarit në Kosovë

Bruksel, 18 prill 2024 (MIA) - Në Bruksel sot do të vazhdojnë bisedimet në kuadër të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa pritet që sërish tema kryesore të jenë vendimi i Bankës Qendore të Kosovës që ta ndalojë përdorimin e dinarit në Kosovë.

Ky është raundi i pestë i dialgut për këtë vendim të Prishtinës zyrtare.

Pavarësisht tensionimit të situatës pas ndalimit të qytetarëve të Kosovës në kufijtë e Serbisë, për herë të katërt me radhë sot në Bruksel do të takohen kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë në dialog, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq në lidhje me Rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) ku ndalohet përdorimi i dinarit në Kosovë.

Nga Bashkimi Evropian një ditë më parë kanë konfirmuar takimin e djeshëm dhe presin nga palët siç thonë të sillen në mënyrë evropiane dhe të arrijnë një marrëveshje.

Partia në pushtet në Kosovë ka thënë se Rregullorja është e panegociueshme dhe se s’do të ketë asnjë alternativë që e parandalon apo shtynë zbatimin e vendimit. Mirëpo, sipas tyre, pajtimi në takimin e fundit me propozimin e Bashkimit Evropian për një zgjidhje të përkohshme ka të bëjë vetëm me lehtësimin që qytetarët serbë në Kosovë mos të dëmtohen nga ky vendim.

Në anën tjetër, ekzekutivi vazhdon të kritikohet se çështje të brendshme të Kosovës i ka bërë temë në dialogun e Brukselit. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR