• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në Brazil është rrëzuar një aeroplan udhëtarësh me 62 udhëtarë

Në Brazil është rrëzuar një aeroplan udhëtarësh me 62 udhëtarë

Sao Paolo, 9 gusht 2024 (MIA) - Një aeroplan udhëtarësh është rrëzuar sot në shtetin jugor të Brazilit, Sao Paolo, kanë njoftuar mediat amerikane, duke iu referuar mediave lokale. Në aeroplan, siç njoftuan nga kompania braziliane “VoePass”, janë transportuar 58 udhëtarë dhe katër anëtarë të ekuipazhit.

Zjarrfikësit konfirmuan se aeroplani është rrëzuar në qytetin Vinedo, por nuk kanë dhënë më shumë detaje. Në vendin e aksidentit janë dërguar ekipet e zjarrfikësve.

Në ngjarjen në Brazilin jugor ku mori pjesë presidenti Luis Inasio Lula da Silva i kërkoi audiencës të qëndronte në këmbë dhe të mbante një minutë heshtje. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR