• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Bolivi asgjësohen 21.6 ton kokainë

Në Bolivi asgjësohen 21.6 ton kokainë

La Paz, 30 tetor 2024 (MIA) – E informojmë Bolivinë dhe bashkësinë ndërkombëtare për djegien e sotme të 21,6 tonëve kokainë të konfiskuar, bëri të ditur në Fejsbuk, ministri për Punë të Brendshme, Eduardo Del Kasitilo.

Më 15 tetor, policia e Bolivisë zbuloi dhe sekuestroi 21.6 ton kokainë në një dërgesë, ku destinacioni i fundit ka qenë Gjermania.

“Ky është konfiskimi më i madh i drogës në historinë e Bolivisë dhe një nga më të mëdhatë në rajon në vitet e fundit në një operacion si ky”, tha Kastilo.

Sipas të dhënave të KB-së, Bolivia është prodhuesi i tretë i kokainës, pas Perusë dhe Kolumbisë.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR