• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në Bogotë është arrestuar një nga liderët e narko-kartelit ballkanik

Në Bogotë është arrestuar një nga liderët e narko-kartelit ballkanik

Pogoricë, 8 tetor 2024 (MIA) - Një nga liderët e kartelit ballkanik të drogës, shtetasi lituanez Virxhinius Labutis, për të cilin ishte lëshuar fletarresti i kuq, është arrestuar në aeroportin ndërkombëtar El Dorado në Bogotë, njoftoi portali malazez Vijesti.

Personi i identifikuar si përgjegjës për organizimin e dërgesave të kokainës nga Amerika Latine në portet e Roterdamit në Holandë dhe Antverpen në Belgjikë u ndalua në një operacion nga Policia Kombëtare e Kolumbisë, Agjencia Amerikane e Zbatimit të Drogës (DEA) dhe agjentët e Interpolit.

"Ai kërkohet në më shumë se 195 vende të botës “për krime që lidhen me trafikun e drogës” dhe është i lidhur me kartelin e rrezikshëm ballkanik, deklaroi koloneli Gonzalo Kordoba nga Interpoli kolumbian.

Sipas të dhënave zyrtare, Labutis është një nga udhëheqësit e kartelit ballkanit, të themeluar në Amerikën e Jugut.

Sipas informacioneve deri tek të cilat arriti Vijesti nga një burim në shërbimin e sigurisë, Labutis ishte përgjegjës për prokurimin e kokainës dhe organizimin e dërgesave me lënde narkotike të fshehura në kontejnerë me fruta, veçanërisht banane.

Ai shpërndante drogën që dërgonte kryesisht në portet e Roterdamit dhe Antwerpen në vende të tjera evropiane dhe aziatike.

Drogën që e dërgonte deri te portet në Roterdam dhe Antverpen e shpërndante më së shumti në vende tjera evropiane dhe aziatike. 

"Muajt ​​e fundit disa nga personat kyç të kartelit ballkanik u arrestuan në Amerikën e Jugut. Përpara se Labutis të privohej nga liria, në fund të shtatorit, Daxhibert Tores Rosario, një lojtar kyç në operacionet e drogës të kartelit, u arrestua në aeroportin ndërkombëtar El Dorado të Bogotës. Ai me vite ishte lidhja kryesore e shumë dërgesave të kokainës të dërguara nga Karteli Ballkanik nga terminalet e portit në Gvajakill deri në Gadishullin Iberik. Autoritetet spanjolle kërkuan Toresin me dyshimin se ai ishte kontakti kryesor për dërgesën e më shumë se 2,5 ton kokainë, e cila u dërgua nga portet ekuadoriane në kontejnerë frutash deri në portet në Spanjë midis vitit 2020 dhe 2022. Një muaj më parë, Admir Tutaj, me origjinë nga Shqipëria, gjithashtu një hallkë e rëndësishme e kartelit të drogës nga Ballkani, u arrestua në aeroportin Ernesto Kortisoz në Barankila. Arrestimi i Labutis, përderisa ai me siguri po përgatitej të dërgonte një sasi tjetër të madhe kokaine nga Ekuadori në Evropë, i dha një goditje shumë të rëndë kriminelëve të atij klani - deklaroi një bashkëbisedues i "Vijesti" nga një shërbim i huaj sigurie. ls/

Foto: Interpol 

 

QËNDRONI TË LIDHUR