• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në Berlin çaktivizohet një bombë prej 500 kilogramë nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen 15.000 njerëz

Në Berlin çaktivizohet një bombë prej 500 kilogramë nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen 15.000  njerëz

 Berlin, 13 korrik 2023 (MIA) - Një bombë e rëndë 500 kilogramë nga Lufta e Dytë Botërore,  e zbuluar në pjesën lindore të Berlinit, është çaktivizuar sonte pasi u evakuuan 15 mijë njerëz  nga 27 blloqe banimi, njoftoi policia.

 Evakuimi përfshiu zhvendosjen e qiramarrësve nga tre qendra të kujdesit ditor, tre shkolla, qëndrimit ditor pas shkolle dhe dyqanet, raportoi DPA.

 Policia njoftoi në Tuiter se bomba është çaktivizuar.

 Punëtorët e zbuluan bombën nga Lufta e Dytë Botërore në një fushë tenisi të martën. Në evakuim kanë marrë pjesë  rreth 350 policë. ar/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR