• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Beograd më shumë se dhjetëra mijëra njerëz përsëri protestuan "Serbia kundër dhunës" dhe bllokuan urën Gazela

Në Beograd më shumë se dhjetëra mijëra njerëz përsëri protestuan

Beograd, 12 maj 2023 (MIA) - Në Beograd në orën 18 siç paralajmëruan nga opozita proevropiane për të dytën herë këtë javë filloi protesta masive me pjesëmarrjen e më shumë se dhjetëra mijëra njerëzve me rastin e vrasjeve masive në Serbi nën slloganin "Serbia kundër dhunës", informoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. 

Protesta zhvillohet në një atmosferë paqësore, në heshtje të madhe, në formën e një shëtitjeje proteste nga Kuvendi Kombëtar deri te ura Gazela, e cila është e bllokuar për qarkullim, është më masive se protesta e së hënës.

"Protesta është jopartiake dhe janë të mirëseardhur të gjithë qytetarët dhe organizatat të cilat duan ta mbështetin luftën kundër dhunës, pa ndarje, ndërsa tubimi do të zhvillohet pas simbole partiake", njoftuan nga opozita. 

Kërkesat e protestës janë: ndërrimi i Këshillit ORRME (Organi Rregullator i Mediave Elektronike), mbyllja e mediave të shkruara dhe tabloideve që publikojnë lajme të rreme, të pavërteta dhe shkelin vazhdimisht kodin gazetaresk, marrje të frekuencave kombëtare nga televizionet që mashtrojnë qytetarët, helmojnë dhe promovojnë dhunë, siç janë Pink dhe TV Hepi, dorëheqjen e ministrit të policisë, Bratisllav Gashic dhe shefit të agjencisë së sigurisë, Aleksandar Vulin, ndërprerjen e menjëhershme të programeve që promovojnë dhunën, imoralitetin dhe agresionin në televizionet me frekuencë kombëtare, siç janë shout realë. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR