• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Beograd 50.000 njerëz në miting protestues "Sërbia kundër dhunës" në organizim të opozitës

Në Beograd 50.000 njerëz në miting protestues

Beograd, 8 maj 2023 (MIA) - Në Beograd dhe qytete të tjera të Serbisë mbahen protesta të mëdha me pjesëmarrjen e më shumë se një mijë qytetarëve me rastin e vrasjeve masive në Serbi me sloganin "Sërbia kundër dhunës", informon korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Është organizuar nga Partia Demokratike, Partia Popullore, Fronti i Majtë i Gjelbër- Nuk e mbysim Beogradin, partia Bashkë, Partia për Liri dhe Drejtësi, Lëvizja e Qytetarëve të Lirë, Sindikata Unanime dhe Lëvizja për Kthesë.

"Protesta është apartiake dhe janë të mirëseardhur të gjithë qytetarët dhe organizatat të cilat duan ta mbështesin luftën kundër dhunës, pa ndasi, ndërsa tubimi do të zhvillohet pa simbole partiake" njoftojnë nga opozita.

Organizatorët paralajmëruan se tubimi organizohet pa fjalime, ndërsa në fillim ishin lexuar kërkesat e organizatorëve, për çka autoriteteve iu dha afat deri të premtën, 12 maj. 

Protesta të tilla në të njëjtën kohë mbahen edhe në Novi Sad, Nish, Zrenjan, Kralevë, Çaçak dhe qytete të tjera në Serbi. fc/

Fotografia: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR