• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Në Belgjikë ka filluar procesi gjyqësor kundër 124 të akuzuarve për trafikim ndërkombëtarë të drogës

Në Belgjikë ka filluar procesi gjyqësor kundër 124 të akuzuarve për trafikim ndërkombëtarë të drogës

Bruksel,18 dhjetor 2023 (MIA) - Në Bruksel sot fillon procesi gjyqësor kundër 124 të akuzuarve për import dhe kontrabandë ilegal të drogës, bëjnë të ditur mediat lokale. Shqiptimi i aktgjykimit pritet në mesin e vitit të ardhshëm.

Hetimi u ngrit pasi shërbimet e policisë në Belgjikë, Holandë dhe Francë bashkëpunuan për të ndërhyrë një një rrjet telefonik të koduar. Në këtë rast, autorët e dyshuar kanë komunikuar nëpërmjet telefonave me kamera, mikrofona dhe sensorë për lokacion, duke përdorur sms me kode dhe siguri mundësi për vetë fshirje.

Të akuzuar janë shtetas nga Belgjika, Shqipëria, Kolumbia dhe shtete të vendeve të Afrikës Veriore. Ata akuzohen për tregti dhe shpërndarje të kokainës dhe mariuhanës. Në hetim kanë marrë pjesë edhe shërbimet e sigurisë në Gjermani dhe Itali.

Është konstatuar se dërgesat me drogë kanë mbërritur midis vitit 2017 dhe 2022 nga Amerika e Jugut dhe Maroku dhe janë shkarkuar në portet e Antverpenit, Roterdamit, Hamburgut dhe Havrit.

"Një pjesë e të akuzuarve do të gjykohen në mungesë, ndërsa të tjerët janë në paraburgim që nga viti 2021, kur filloi operacioni më i madh në historinë e policisë belge", tha ministri i Drejtësisë, Pol van Tihelt. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR