• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në BeH po mbahen protesta kundër dhunës ndaj grave dhe femicidit

Në BeH po mbahen protesta kundër dhunës ndaj grave dhe femicidit

Sarajevë, 14 gusht 2023 (MIA) - Në shumë qytete në Bosnjë e Hercegovinë sot u mbajtën protesta kundër dhunës ndaj grave pas vrasjes brutale të Nizama Heqimoviq nga Gradaçac të premten, më 11 gusht. 

Në protestën në Sarajevë dolën një numër i madh i qytetarëve në rrugë që ta shprehin mllefin e tyre dhe dhimbjen e thellë për shkak të vrasjes brutale e cila e tronditi gjithë Bosnjën e Hercegovinën. 

Përveç numrit të madh të qytetarëve, në protestë u prononcuan edhe Denis Beqiroviq, anëtar i Presidencës së BeH, Majkëll Marfi, ambasadori amerikan në BeH dhe Ramo Isak, ministri i Punëve të Brendshme i etnitetit BeH, Federata BeH, në thirrjen e kryetares së Sarajevës, Benjamina Kariq. 

Kryetarja Kariq kërkoi që autoritetet ta rrisin kapacitetin e shtëpive të sigurta për viktima të dhunës, bëri thirrje për mbështetje institucionale përmes sistemit për mbrojtje sociale, kërkoi që autoritetet ligjvënëse të miratojnë rregullativa. Gjithashtu, kryetarja ju bëri thirrje viktimave të dhunës, si dhe të gjithë të tjetër që kanë informacione për dhunën, të jenë përgjegjës dhe menjëherë ta denoncojnë dhunën që ta parandalojë eskalimin me rezultate tragjike. 

Qeveritë, ministritë dhe subjektet e tjera relevante, siç tha, duhet të sigurojnë mbrojtje efikase të viktimave të dhunës, në pjesën e veprimeve intevenuese pas raporteve të parashtruara, si dhe mbrojtjen e atyre që kanë denoncuar dhunë. 

Protesta u mbajtën në Zenicë, Mostar, Tuzllë dhe disa qytete në Bosnjë e Hercegovinë. 

Sot në Gradaçac është varrosur Nizama Heqimoviç, ndërsa në varrim kanë marrë pjesë qindra persona të cilët kanë ardhur për të bërë homazhet e fundit. Të premten ajo u rrah brutalisht dhe më pas u vra nga partneri i saj Nermin Sulejmanoviq, i cili e transmetoi të gjitha këtë drejtpërdrejt në rrjetin social Instagram. Më pas ai vrau dy të tjerë dhe plagosi tre persona. Ai vrau veten pasi e gjeti policia. fc/

Fotografia: Prinstkrin në Jutjub

QËNDRONI TË LIDHUR