• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në BE zbulohet një sistem i koduar i mesazheve, arrestohen 42 persona 

Në BE zbulohet një sistem i koduar i mesazheve, arrestohen 42 persona 

Hagë, 3 shkurt 2023 (MIA) - Policia në disa vende të Bashkimit Evropian ka zbuluar një aplikacion të koduar të mesazheve të përdorur nga bandat kriminale, kumtoi sonte policia holandeze, duke shtuar se janë arrestuar 42 persona dhe se janë zbuluar laboratorë për prodhimin e drogës, barnave, parave dhe armëve.

Bastisjet u kryen në Belgjikë, Gjermani dhe Holandë pas më shumë se dy vjet hetimi, i cili filloi në shtator 2020 dhe çoi në mbylljen e sistemit sekret të mesazheve Exlu Messenger.

Policia holandeze tha se hetuesit kishin qasje në të dhënat e atyre mesazheve të koduara të përdorura nga kriminelët dhe kështu ishin në gjendje të lexonin mesazhet e tyre gjatë muajve të fundit.

Policia nga Franca, Italia dhe Suedia, si dhe Shërbimi Policor Evropian (Europol) dhe Agjencia Evropiane për Bashkëpunim Gjyqësor morën pjesë në atë hetim.

Policët gjetën dy laboratorë droge, një fabrikë për përpunim të kokainës, si dhe disa kilogramë drogë, katër milionë euro para të garshme, sende luksi dhe armë.

Aplikacioni Exlu Messenger u përdor nga rreth 3000 njerëz, prej të cilëve rreth 750 flisnin holandisht. Ai aplikacion u instalua në telefona të mençur dhe kushtonte 800 euro për gjashtë muaj. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR