• e premte, 27 dhjetor 2024

Në BE në vit mbi 3.900 persona sëmuren nga "karcinome profesionale"

Në BE në vit mbi 3.900 persona sëmuren nga

Bruksel, 18 dhjetor 2023 (MIA) - Në periudhën nga viti 2013 deri në vitin 2023 në BE janë regjistruar zyrtarisht gjithsej 33.712 raste me "karcionomin profesional" ose në përqindje 3909 raste në vit, tregojnë të dhënat nga Agjencia Evropiane për Statistikë- Eurostat.

Siç raporton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, nën terminin "karcinomi profesional" i referohet kancerit si pasojë e ekspozimit afatgjatë ndaj faktorëve kancerogjenë në vendin e punës.

Llojet më të shpeshta të "karcinomit profesional" janë kanceri në mushkëritë e bardha, mezoteliom (lloj i kancerit i lidhur me ekspozimin ndaj azbesit, që zhvillohet në shtresën e hollë të indit që mbulon shumë organe të brendshme, të njohura si mezoteliomi) si dhe kanceri në fshikëzën.

Nga numri gjithsej i rasteve në "karciomin profesional" në periudhën e fundit, 13.944 janë me kancer në rrugët e frymëmarrjes ose në mushkëritë e bardha, ndërsa 13.530 janë raste me mezoteliomin. Sipas raportit të Eurostatit, në këto dy lloje të sëmundjeve bien rreth 80 për qind nga rastet e "karcinomit profesional".

Në vend të tretë, me numër domethënës nga 2416 janë raste të neoplazës malinje në fshikëzën.

Të dhënat e përmendura janë pjesë e Statistikës Evropiane për Sëmundjet Profesionale (EODS) në Eurostat. Bëhet fjalë për analizën statistikore eksperimentale të të dhënave për sëmundjet lidhur me vendin e punës ose angazhimin profesional. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR