• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në BE çmimet e ushqimeve në rritje, bagëtitë në rënie

Në BE çmimet e ushqimeve në rritje, bagëtitë në rënie

Shkup, 23 mars 2023 (MIA) – Në kushte të shpenzimeve të rritura të jetesës, rritjes së inflacionit dhe të çmimeve të ushqimit, në BE vitin e kaluar është evidentuar ulje e popullsisë së derrave, dhive, gjedheve dhe dhenve. Zvogëlim të të gjitha llojeve të bagëtive ka në dekadën e fundit dhe nga trendi i tillë nuk është kursyer as vendi ynë ku popullsia e dhenve është përgjysmuar nga 1,2 milionë në vitin 2006 në 633 mijë në vitin 2021, ndërsa numri i bagëtive për herë të parë vitin e kaluar ka rënë me 200 mijë.

Në nëntor/dhjetor 2022 në vendet e BE-së ka pasur 134 milionë derra, që është ulje prej 5 për qind në krahasim me vitin 2021, 75 milionë gjedhe apo bagëti (ulje prej 1 për qind), 59 milionë dhen (ulje prej 2 për qind) dhe 11 milionë dhi (ulje prej 3 për qind), tregojnë të dhënat e Eurostatit për popullsinë e bagëtive në BE.

Tek ne të dhënat e fundit në dispozicion janë për vitin 2021, kur ka ulje të konsiderueshme të popullsisë së gjedheve apo bagëtive - prej 22 mijë në vitin 2020 në 177 mijë në vitin 2021 dhe dhi - nga 95 mijë në vitin 2020 në 75 mijë në vitin 2021, ndërsa ka rritje tek popullsia e derrave prej 164 mijë në vitin 2020 në 186 mijë në vitin 2021 dhe dhenve prej 630 mijë në vitin 2020, në 633 mijë në vitin 2021.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave popullsia e bagëtive në vend në dy dekadat e fundit është në rënie. Popullsia e derrave prej 204 mijë në vitin 2000 është zvogëluar në 190 mijë në vitin 2010, në 164 mijë në vitin 2020. Numër më të madh të derrave kemi pasur në vitin 2007 - 255 mijë.

Numri i gjedheve në vend për herë të parë është ulur nën 200 mijë në vitin 2021, edhe pse është në ulje të vazhdueshme prej 264 mijë në vitin 2000, në 259 mijë në vitin 2010 dhe 222 mijë në vitin 2020.

Popullsia e derrave në vend edhe pse vitin e kaluar shënon rritje të vogël, është përgjysmuar për 20 vjet. Nga 1,25 milionë në vitin 2000, në 778 mijë në vitin 2010, në 630 ulje rekord në vitin 2020. Për herë të fundit mbi 1 milion derra në vend ka pasur në vitin 2006.

Numri i dhive në vend, edhe pse është zvogëluar dukshëm vitin e fundit, në përgjithësi është shumë i ndryshueshëm, edhe pse në 20 vitet e fundit ka rritje, prej 78 dhe 75 mijë në vitin 2000 dhe 2010, në 95 mijë në vitin 2020. Në vitin 2007 dhe 2008 është mbi 100 mijë, ndërsa në vitin 2018 janë 117 mijë rekord.

Ulje e numrit të bagëtive në më shumë vende të BE-së

Në nëntor/dhjetor 2022 Gjermania dhe Danimarka shënojnë ulje të popullsisë së derrave, që është ekuivalente me më shumë se gjysmën e uljes së përgjithshme në nivel të BE-së. Ulja gjermane prej 10 për qind ose 2,4 krerë është e barabartë me 33 për qind të uljes së përgjithshme në BE, ndërsa ulja e popullsisë së derrave prej 12 për qind në Danimarkë prej 1,6 milionë është 22 për qind e uljes së përgjithshme në BE.

Në përqindje ulje më të madhe kanë Bullgaria dhe Malta, nga 26 për qind.

Ulja e trendit të përgjithshëm, ku të gjitha vendet e BE-së me mbi tre milionë derra shënon ulje, me përjashtim të Italisë dhe Suedisë me rritje prej 4 dhe 3 për qind.

Në nëntor/dhjetor 2022 Franca dhe Italia shënojnë ulje të numrit të bagëtive, që është ekuivalente me mbi dy të tretat e uljes së përgjithshme në BE. Ulja në Francë prej 2 për qind dhe 340 krerë është e barabartë me 40 për qind të uljes së përgjithshme në BE. Ulja në Itali prej 4 për qind dhe 230 mijë krerë në 27 për qind të uljes së përgjithshme në nivel të BE-së. Ulje më të madhe, ulje relative ka në Bullgari prej 5 për qind. 

Ulja të popullatës së dhenve në Spanjë prej 4 për qind dhe 630 mijë krerë është ekuivalente me 57 për qind të uljes së përgjithshme në BE, ndërsa ulja prej 6 për qind dhe 400 mijë krerë në Francë është ekuivalente në 36 për qind në BE.

Ulja e popullatës së dhive në Spanjë prej 5 për qind dhe 130 mijë krerë është ekuivalente në 33 për qind të numrit të përgjithshëm të popullatës së dhive në BE, ndërsa ulja prej 3 për qind dhe 80 mijë krerë në Greqi është e barabartë me 23 për qind të numrit të përgjithshëm të popullatës së dhive në nivel të BE-së.

Ulje e të gjitha llojeve të bagëtive në dekadën e fundit

Në dekadën e fundit, popullsia e bagëtive ka shënuar një rënie në të gjitha llojet. Popullsia e dhive ka rënien më të madhe në këtë periudhë prej nëntë pikësh indeksi në vitin 2022 krahasuar me vitin 2012. Deri në vitin 2020 popullata e derrave ishte një përjashtim nga kjo tendencë, por gjithsesi vitin e fundit edhe ato kanë pësuar rënie, me një rënie të dukshme në dy vitet e fundit.

Me 186 mijë derra në vitin 2021, vendi ynë është ndër të fundit në Evropë, mes Shqipërisë me 159 mijë dhe Sllovenisë me 215 mijë. Nga vendet e rajonit, Mali i Zi kishte 24 mijë, Kosova 47 mijë, Bullgaria 694 mijë, Greqia 758 mijë dhe Serbia 2 868 mijë.

Sipas numrit të gjedheve në vitin 2021, me 178 mijë gjedhe jemi përpara Luksemburgut me 187 mijë. Më poshtë janë vetëm Qiproja me 84 mijë, Mali i Zi me 71 mijë dhe Malta me 14 mijë. Nga vendet e rajonit Kosova ka 260 mijë, Shqipëria 336 mijë, Bullgaria 611 mijë dhe Serbia me 860 mijë bagëti.

Me 633 mijë dhen në vitin 2021, vendi është mes Austrisë me 402 mijë dhe Kroacisë me 654 mijë. Nga vendet e rajonit, Mali i Zi kishte 165 mijë, Kosova 211 mijë, Bullgaria 1.199 mijë, Shqipëria 1.480 mijë dhe Serbia 1.695 mijë.

Sipas numrit të dhive në vitin 2021, vendi me 76 mijë është në nivelin e Kroacisë me 86 mijë. Nga vendet e rajonit, Mali i Zi kishte 29 mijë, Kosova 30 mijë, Serbia 195 mijë dhe Bullgaria 215 mijë.

Foto: Eurostat/ Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR