• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në Australi mbretëron vapa e "pazakonshme" pranverore

Në Australi mbretëron vapa e

 Sidnej, 16 shtator 2023 (MIA) - Pjesë të mëdha të Australisë sot është nën ndikimin e vapës "të pazakonshme" të pranverës, njoftoi Shërbimi Kombëtar i Meteorologjisë, duke parashikuar temperatura rekord për nesër.

Në Sidnej, kryeqyteti i shtetit më të populluar të Australisë të Uellsit të Ri Jugor, temperaturat arritën 34.2 gradë Celsius në aeroportin Kingsford Smit - më shumë se 12 gradë mbi mesataren për shtatorin, sipas Byrosë së Meteorologjisë. 

Sinoptikanët  këtë javë paralajmëruan se fenomeni i motit El Nino do të forcohet midis shtatorit dhe nëntorit, duke sjellë kushte më të ngrohta dhe më të thata në Australi.

Enti Metereologjik publikoi se vapa "e hershme" në shumë pjesë të vendit ishin ishte "shumë e pazakontë për shtatorin".

“Këto temperatura do të rriten nga e diela deri të martën”, thuhet në postimin në Fejsbuk, me temperatura ndërmjet 8 dhe 16 gradë Celsius mbi mesataren. 

 Temperaturat rekord të shtatorit të ditës dhe të natës priten nga e diela deri të enjten në të gjithë Australinë Jugore, Uellsin e Ri Jugor dhe Viktorian verilindore.

El Nino mund të shkaktojë mot ekstrem, nga zjarret deri te ciklonet dhe thatësira e zgjatur, ndërsa autoritetet australiane tashmë po paralajmërojnë për rritjen e rreziqeve nga zjarri pyjor. 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR