• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në Amsterdam arrestohen mbi njëqind protestues propalestinezë

Në Amsterdam arrestohen mbi njëqind protestues propalestinezë

Hagë, 11 nëntor 2024 (MIA) – Policia holandeze mbrëmë ka arrestuar mbi 100 protestues propalestinezë në Amsterdam të cilët protestuan edhe krahas ndalesës për protestë.

Në qendër të Amsterdamit, protestuesit kanë brohoritur "Palestina e lirë" si dhe "Amsterdami i thotë jo gjenocidit", duke aluduar në luftën në Rripin e Gazës.

Policia ka filluar të arrestojë protestuesit pasi ata refuzuan të largohen nga sheshi i qytetit.

Në Amsterdam është në fuqi ndalesa për protesta pas përplasjeve gjatë javës së kaluar ku si mysafir ishte klubi i futbollit Makabi.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR