• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në aksionin ndërkombëtar të policisë në BeH, janë arrestuar zyrtarë të policisë në FBeH, vijon Republika Srpska

Në aksionin ndërkombëtar të policisë në BeH, janë arrestuar zyrtarë të policisë në FBeH, vijon Republika Srpska

Sarajevë, 22 prill 2024 (MIA) - Në aksionin e sotëm policor ndërkombëtar, janë arrestuar disa persona në Federatën e Bosnje e Hercegovinës për shkak të lidhjeve me kartelin e drogës “Tito dhe Dino”, njoftoi portali i Sarajevës Kliks, duke shtuar se operacioni po shtrihet edhe në Republika Srpska.

Prokuroria e Bosnjë e Hercegovinës më herët kumtoi se aksioni kishte për qëllim ndjekjen penale të personave të dyshuar për krim të organizuar, tregti të paautorizuar të sasive të mëdha të narkotikëve, pastrim parash dhe krime të tjera të lidhura me to. Ata shtojnë se operacioni është mbështetur nga FBI, DEA dhe Europol.

Në aksion do të përfshihet edhe Ministria e Punëve të Brendshme të RS-së, pasi, sipas Kliks, hetimi po zgjerohet edhe tek personat e atij entiteti në Bosnje e Hercegovinë.

 Deri më tani, më shumë se dhjetë persona janë arrestuar në operacionin e kryer nga anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kantonit të Sarajevës, Kantonit Zeniçko-Doboj dhe Agjencisë së Hetimit dhe Mbrojtjes së BeH-së (SIPA). ls/

Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR