• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Në Afrikën Perëndimore këtë vit janë kryer 1.800 sulme terroriste, ku humbën jetën 4.600 njerëz.

Në Afrikën Perëndimore këtë vit janë kryer 1.800 sulme terroriste,  ku humbën jetën 4.600 njerëz.

 Nju-Jork, 26 korrik 2023 (MIA) - Që nga fillimi i vitit në Afrikën Perëndimore kanë ndodhur më shumë se 1.800 sulme terroriste, ku kanë humbur jetën pothuajse 4.600 njerëz, deklaroi  Omar Turi, kryetar i Komunitetit Ekonomik të Shteteve të Afrikës Perëndimore ( ECOWAS). 

 “Nga 1 janari deri më 30 qershor të këtij viti, 4.593 vdekje  janë regjistruar në sulme terroriste, nga të cilat 2.725 në Burkina Faso, 844 në Mali, 77 në Niger dhe 70 në Nigeri”, tha Ture para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

 Ai tha se sulmet terroriste në Benin dhe Togo tregojnë se terrorizmi po përhapet në shtetet bregdetare, që paraqet "një kërcënim shtesë për të gjithë rajonin".

 Turi deklaroi se në vendet e EKOVAS-it ka gjysmë milion refugjatë dhe se pothuajse 6.2 milionë njerëz janë të zhvendosur brenda vendit.

 Sipas tij, rreth 30 milionë njerëz kanë nevojë për ushqim, ndërsa ky numër deri në fund të muajit  të ardhshëm do të rritet në 42 milionë. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR