• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në afërsi të Peloponezit janë shpëtuar 78 migrantë

Në afërsi të Peloponezit janë shpëtuar 78 migrantë

Athinë, 15 tetor 2024 (MIA) - Në pjesën detare, në jug të gadishullit grek Peloponez, janë shpëtuar 78 migrantë, mes të cilëve edhe 29 fëmijë dhe janë dërguar në vend të sigurtë në breg, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Siç njoftuan nga shërbimi bregdetar i Greqisë, dje në mëngjes janë informuar për një varkë me vela në një pozicion të vështirë në det në 32,6 milje detare në jugperëndim nga ishulli i vogël Shiza, ndërsa një cisternë që ka lundruar në afërsi, nën flamurin e Maltës, e ka locuar varkën me vela dhe i ka marrë migrantët.

Në shoqërim të një varke patrulluese të shërbimit bregdetar, cisterna ka lundurar drejt gjirit Navarino dhe prej aty me ndihmën e dy varkave turistike, në mënyrë të sigurtë kanë arritur në breg.

Janë shpëtuar 39 burra, 10 gra dhe 29 fëmijë. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR