• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në aeroportin e Tiranës vitin e kaluar kaluan 5,2 milionë udhëtarë

Në aeroportin e Tiranës vitin e kaluar kaluan 5,2 milionë udhëtarë

Tiranë, 9 qershor 2023 (MIA) - Kryeministri Edi Rama kumtoi se aeroporti ndërkombëtar në Tiranë është aeroporti i vetëm në Evropë që 100 për qind e ka tejkaluar rikuperimin pas pandemisë.

Gjatë inaugurimit të kompanisë "Rajaner" (Ryanair) në aeroportin në Rinas, kryeministri i kumtoi të dhënat e Aviacionit evropian, i cili këtë aeroport e rangon të parin në Evropë, sipas këtij treguesi.

"Shifra e vitit të kaluar ishte 123 për qind plus. Aeroporti i dytë ishte ai në Stamboll me 92 për qind dhe më pas vijnë të tjerët", tha Rama.

Rama, gjithashtu, e paraqiti faktin se në aeroportin në Tiranë gjatë vitit të kaluar ka pasur 5,2 milionë udhëtarë, shifër "e paparamendueshme deri para disa viteve".

"Këtë vit projeksioni ynë është 6,5 milionë udhëtarë, prëderisa ambicia e kompanisë është të arrijë shtatë milionë. Shifra prej 5,2 milionë udhëtarëve vitin e kaluar ishte qëllim në vitin 2027 dhe kjo, ja, u arrit përpara. Besoj se qëllimi prej 10 milionë turistëve do të arrihet për një kohë shumë të shkurtë, jo në vitin 2030", tha Rama.

Në aeroportin ndërkombëtar në Tiranë këto ditë përfundoi implementimi i projektit për zgjerim të kapaciteteve, si dhe transformimin e plotë të hapësirës së përgjithshme, sipas standardeve të njejta si infrastrukturat e aeroporteve në vendet e zhvilluara të botës. me investimet e deitanishme, aeroporti është tërësisht i përgatitur për të pranuar rreth 10 milionë udhëtarë. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR