• e premte, 08 nëntor 2024

Myler: SHBA-ja i ka bërë thirrje Izraelit në transparencë të plotë për sulmin ndaj shkollës së UNRVA-së në Gaza

Myler: SHBA-ja i ka bërë thirrje Izraelit në transparencë të plotë për sulmin ndaj shkollës së UNRVA-së në Gaza

Uashington, 7 qershor 2024 (MIA) - SHBA-ja sot i ka bërë thirrje Izraelit, që të jetë "plotësisht transparent" pas sulmit vdekjeprurës ndaj shkollës së Agjencisë për refugjatë të KB-së (UNRVA) në Gaza.

"Qeveria izraelite pralajmëroi se do publikojë informacione shtesë për sulmin, duke përfshirë edhe emrat e njerëzve, që kanë humbur jetën në të. Presim të jenë plotësisht transparent dhe t'i publikojnë ato informacione", deklaroi zëdhënësi i Departaenmtit të Shtetit, Methju Myler.

Ushtria izraelite (IDF) më herët tha se kreu një "sulm preciz" në një bazë të Hamasit në shkollën UNRVA në Nusejrat, ku ishin mbledhur 20 deri në 30 terroristë, disa prej të cilëve morën pjesë në sulmin e 7 tetorit në jug të Izraelit.

Shefi i UNRVA-së, Filipe Lazarini më herët akuzoi Izraelin se ka nisur një sulm pa paralajmërim ndaj shkollës së UNRVA në Gaza, ku pretendon se mijëra njerëz të zhvendosur janë strehuar.

Në sulmin izraelit në shkollën ku u strehuan palestinezët e zhvendosur, sipas të dhënave të fundit nga spitali Al-Aksa në qytetin Deir al-Balah, kanë hubmur jetën të paktën 37 persona. mb/

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR