• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mustafa: Anëtarët e qeverisë sime që kanë pasur probleme me drejtësinë kanë dhënë dorëheqje

Mustafa: Anëtarët e qeverisë sime që kanë pasur probleme me drejtësinë kanë dhënë dorëheqje

Prishtinë, 20 gusht 2023 (MIA) - Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, deklaroi  se në qeverinë e tij ka pasur kritere të ndryshme nga ato të kryeministrit të tanishëm, Albin Kurti, gjegjësisht çdo anëtar i kabinetit të tij i cili ka pasur probleme me drejtësinë ka dënë dorëheqje, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. 

Sipas Mustafës, për shkak të skandaleve me furnizimet për rezervat shtetërore në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ministrja diksteriale, Rozeta Hajdari duhet të japë dorëheqje nga funksioni. 

“Në qeverinë që kam udhëhequr unë ka pasur kritere tjere. Çdo qeveritar që është ballafaquar me drejtësinë, pa marrë parasysh që vepra nuk është lidhur me atë mandat, është tërhequr nga qeveria. Në këtë qeveri ka shumë njerëz me aktakuza, ata jo që s’po japin dorëheqje por po e sulmojnë sistemin e drejtësisë pse po merret me ta”, deklaroi  Mustafa për portalin "Gazeta Blic".. 

Ai theksoi se i vetmi fat për Kosovën që nuk është kapur sistemi jurdik. 

“I vetmi fat është se shtylla e drejtësisë nuk është kapur as edhe Gjykata Kushtetuese dhe se mediat po sillen në shumicën e tyre si të pavarura dhe profesionale”, deklaroi Mustafa, i cili ishte kryeministër i Kosovës nga dhjetori i vitit 2014 deri në shtator të vitit 2017. 

 Të dy udhëheqësit të MINT-it,  drejtori i Departamentit për Rezervat Shtetërore të Mallrave dhe drejtori i Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave si dhe një biznesmen,  i afërt me pushtetin, janë arrestuar të premten për shkak të dyshimit për malverzime gjatë furnizimit të mallrave për rezervat shtetërore.  Gjykata Themelore në Prishtinë të treve u caktoi paraburgim prej 30 ditësh, të cilët dyshohen për veprat penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare” dhe “Dhënia e ndihmës në kryerjen e veprës Keqpërdorim të detyrës zyrtare”. ia/ar/

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR