• e enjte, 26 dhjetor 2024

Murtezani: Jemi të gatshëm për dialog thelbësor me Bullgarinë

Murtezani: Jemi të gatshëm për dialog thelbësor me Bullgarinë

Bruksel, 4 shtator 2024 (MIA) - Si Qeveri jemi të gatshëm për dialog thelbësor me Bullgarinë i cili duhet të përfundojë me tejkalimin e pengesave në rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian, pastaj duke mbrojtur interesat e të dyja vendeve, deklaroi sot në Bruksel ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezan pas takimit me Komisarin Evropian për politika të fqinjësisë dhe zgjerimit, Oliver Varheji.

"E informova komisarin Varheji për prioritetet e Qeverisë si dhe se integrimi evropian i Republikës së Maqedonisë së Veriut është ndër prioritetet kryesore të vendit. Eurokomisari më informoi se Komisioni Evropian dhe institucionet e Bashkimit Evropian mirëpresin përkushtimin e Qeverisë, veçanërisht hapin në të cilën është punuar dhe zbatuar agjenda e reformave të cilën unë personalisht e konsideroj si një nga arritjet më të mëdha në njëqind ditët e para të Qeverisë", deklaroi Murtezani për MIA-n.

Në takim është folur edhe për sfidat dhe pengesat në rrugën e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian përfshirë edhe ndryshimet kushtetuese.

"Ajo që është e rëndësishme për momentin është se Bashkimi Evropian qëndron fuqishëm pas Republikës së Maqedonisë së Veriut në mundësinë e gjetjes së mënyrës për tejkalimin e këtij kontesti. E informova komisarin se si Qeveri jemi të gatshëm për dialog thelbësor me fqinjin tonë Republikën e Bullgarisë, dialog të cilin e konsiderojmë të domosdoshëm dhe që duhet të përfundojë me tejkalimin e këtij problemi, duke mbrojtur kësisoj interesat e të dyja vendeve", shtoi Murtezani.

Murtezani dhe Varheji kanë biseduar edhe për zbatimin e Planit për rritje për Ballkanin Perëndimor në kuadër të së cilës sigurohen mjete për vendet e rajonit për forcimin e kapaciteteve ekonomike dhe zbatimin e reformave të përcaktuara sipas agjendës së reformave.

"Bëhet fjalë për agjendën reformuese që para së gjithash i përgatit institucionet tona dhe shtetin për anëtarësim të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian, por edhe të bëjë një farë dinamizimi, gjegjësisht forcimin e kapaciteteve ekonomike të vendit", theksoi ministri për Çështje Evropiane.

"Duke pasur parasysh se agjenda reformuese aktualisht është në pritje të miratimit nga Komisioni Evropian, gjegjësisht Komitetit IPA, nëse përfundon deri në fund të muajit, neve na mbetet në Kuvend të ratifikojmë Marrëveshjen për huamarrje dhe për Instrumentin për rritje dhe reforma, pas çka do të vijojë pagesa e shprehur e këstit të parë. Sipas vlerësimeve tona ka mundësi që kjo të ndodhë në tetor ose në fillim të nëntorit", potencoi Murtezani.

Përveç Varhejit, gjatë vizitës dyditore të punës së Murtezanit në Bruksel,që filloi sot, janë planifikuar takime edhe me Sekretarin e përgjithshëm të Shërbimit evropian për Punë të Jashtme (EEAS), Stefano Sanino, drejtorin e përgjithshëm të Drejtorisë së përgjithshme për fqinjësi dhe negociata për zgjerimin e Unionit (DG NEAR), Gert Jan Kopman, me drejtorin për Ballkanin Perëndimor në DG NEAR, Sigrit Bretel, me përfaqësuesin e përhershëm të Hungarisë në BE, ambasadorin Balint Odor, vendi i të cilit është kryetar aktual i Unionit, si dhe me eurodeputetin Ilhan Quçuk i cili në përbërjen e mëparshme të Parlamentit Evropian ishte raportues i Komisionit për Punë të Jashtme (AFET) për vendin.

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR