• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Murtajë masive e peshqve në lumin çek Taja

Murtajë masive e peshqve në lumin çek Taja
Pragë, 21 korrik 2022 (MIA) - Peshkatarët çekë dhe zjarrfikësit sot filluan t'i largojnë peshqit e mbytur nga lumi Taja pas lulëzimit vdekjeprurës të algave.Supozohet se të paktën një javë do të pastrohet lumi në afërsi të Brecllavit nga dhjetëra tonë peshq të mbytur.Peshqit janë viktima të përhapjes së algave të kaltra-të gjelbra, të ndihmuara nga temperaturat e larta të para pak kohe. Siç përhapen algat, ato përhapin gjithnjë e më shumë oksigjen në ujë, me çka peshqit mbyten. Për shkak të nxehtësisë uji në lumin Taja arriti deri 24 gradë Celsius. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR