• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mudis: E ardhmja ekonomike e Izraelit nën rrezik

Mudis: E ardhmja ekonomike e Izraelit nën rrezik

Tel Aviv, 27 nëntor 2023 (MIA) - Lufta me grupin e militantëve palestinez Hamas i kushton Izraelit së paku 269 milionë dollarë në ditë dhe pritet që ta godasë ekonominë e vendit më rëndë se konfliktet e mëhershme, kumtoi agjencia Mudis në bazë të vlerësimeve të Ministrisë së Financave të Izraelit.

Shpenzimet totale të luftës mund të arrijnë në 200 miliardë shekelë (53.5 miliardë dollarë) e cila është thuajse 10 për qind nga BPV dhe që kërcënon të ardhmen e ekonomisë së Izraelit, thuhet në raportin e Mudisit e cila thirret në të dhëna nga Instituti për studime të sigurisë kombëtare (INSS).

Sipas Mudis, ngarkesa financiare e Izraelit do të jetë shumë më e madhe se ajo e operacioneve të mëparshme ushtarake si "Protective Edge" në vitin 2014 ose Lufta e Dytë e Libanit në vitin 2006 e cila ka zgjatur 34 ditë dhe kishte shpenzime direkte nga rreth 2.5 miliardë dollarë ose 1.3 për qind nga BPV.

Agjencia, e cila ka vënë në shqyrtim rejtingun kreditor A1 në Izrael për mundësinë e uljes së mundshme të rejtingut, gjithashtu parashikon se konflikti i zgjatur do ta detyronte qeverinë të shpenzonte miliarda shekelë për mbrojtje, duke përfshirë pagat e mijëra rezervistëve te rekrutuar. Shpenzimet masive, gjithashtu do të përfshijnë kompensimin e financimit për bizneset e prekura nga lufta dhe rindërtimin e komuniteteve të shkatërruara. 

Në ndërkohë, të ardhurat e qeverisë, kryesisht të ardhurat nga taksat, do të vazhdojnë të bien pasi konsumi, ndër faktorët e tjerë të kërkesës, po ulet me rreth 18 për qind të fuqisë punëtore izraelite gjatë luftës. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR