• e premte, 23 janar 2026

Mucunski në Takimin e dytë ministror të Platformës së paqes për Ballkanin në Stamboll

Mucunski në Takimin e dytë ministror të Platformës së paqes për Ballkanin në Stamboll

Shkup, 23 janar 2026 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan sot do të marrë pjesë në Takimin e dytë ministror të Platformës së paqes për Ballkanin i cili do të mbahet në Stamboll.

Në takimin ku do të marrin pjesë shefat e diplomacisë së vendeve nga Ballkani Perëndimor, Mucunski, siç informon Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, do të mbajë fjalim ku pritet të trajtojë çështjet kryesore që lidhen me bashkëpunimin rajonal dhe përpjekjet për integrim më të shpejtë në Bashkimin Evropian, me theks në zhvillimin ekonomik, lidhjen e transportit, energjinë, digjitalizimin, si dhe arsimin dhe të rinjtë.

Në margjinat e takimit, Mucunski pritet të zhvillojë takim të ndarë bilateral me ministrin Fidan ku përveç çështjeve nga fusha e bashkëpunimit dypalësh do të diskutohen situatat rajonale dhe sfidat aktuale globale.

Platforma e paqes për Ballkanin është një iniciativë e nisur nga ministri Fidan në vitin 2025, me qëllim kontributin në paqen, stabilitetin dhe prosperitetin rajonal, përmes një qasje të përbashkët për gjetjen e zgjidhjeve rajonale për çështjet rajonale. Takimi i parë ministror në kuadër të kësaj iniciative u mbajt në korrik të vitit të kaluar, poashtu në Stamboll.

Foto: Fejsbuku i ministrit Mucunski

QËNDRONI TË LIDHUR