• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mucunski: Duhet të krijohet rrugë e qartë për integrimin tonë evropian, treguam përkushtim dhe njëjtën e presim edhe nga pala tjetër

Mucunski: Duhet të krijohet rrugë e qartë për integrimin tonë evropian, treguam përkushtim dhe njëjtën e presim edhe nga pala tjetër

Shkup, 14 dhjetor 2024 (MIA) - Lëshime të shumta bëhen për të njëjtin premtim, se do të ecim përpara drejt BE-së, por sërish shohim riaktualizim të vetos. Atë që presim dhe themi para liderëve të BE-së, shteteve anëtare dhe të gjithë partnerëve tanë strategjikë është se duhet të përcaktojmë një rrugë të qartë se si negociatat tona do të ecin drejt anëtarësimit të plotfuqishëm. Çfarë është ajo që pritet nga ne dhe çfarë duhet të bëjmë për të pasur një rrugë të parashikueshme dhe të sigurt. Nuk them se gjetja e një zgjidhje të tillë do të jetë e lehtë për ne si vend apo për BE-në, por një zgjidhje e tillë që ofron siguri dhe parashikueshmëri do të jetë në radhë të parë më mirë për ne dhe do të jetë shumë domethënëse për kredibilitetin që BE-ja dëshiron të krijojë në rajon, duke marrë parasysh zhvillimet aktuale gjeopolitike, ka thënë sot ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në lidhje me ndryshimet kushtetuese dhe perspektivën evropiane të vendit.

Sipas tij, ky është një proces i përbashkët dhe kompleks.

"Zgjidhja do të jetë e vështirë për t'u gjetur, por ajo duhet të bazohet në parimet që ne i prezantojmë. Dialog ka dhe ka pasur muajt e fundit, sidomos nëse shihet se agjenda e kryeministrit në paraqitjet ndërkombëtare, por edhe e imja, është e fokusuar në radhë të parë te vendet anëtare të BE-së. Këtu kemi qenë të angazhuar në gjashtë muajt e fundit - për të paraqitur tezat dhe pikëpamjet tona, jo se si të mos gjejmë zgjidhje, por si të gjejmë zgjidhje. Gjatë asaj periudhe ne qëndruam plotësisht në linjë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, u bëmë vendi i parë në rajon që nënshkruan marrëveshje strategjike dhe të sigurisë me BE-në, miratuam ndoshta agjendën më të mirë të reformave- parafrazoj liderë të BE-së, nuk citoj. Pra, ne kemi treguar se jemi të përkushtuar ndaj rrugës, por në të njëjtën kohë kemi pritshmëri që edhe pala tjetër të tregojë të njëjtin përkushtim, ndershmëri dhe mbi të gjitha parime ndaj nesh si vend", theksoi Mucunski në konferencën për shtyp duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

За поранешниот амбасадор Љубомир Фрчкоски имаме сериозни индиции за злоупотреба на јавни буџетски средства. Индициите укажуваат дека штетата е шест цифри во евра. Не би можел конкретно да каж

Ai përsëriti se qëndrimet e Maqedonisë janë të përcaktuara qartë, veçanërisht në sferën e politikës së jashtme. Mucunski nuk beson, siç theksoi ai, se BE-ja dëshiron të vihet sërish në një situatë të ketë dyshime te kandidatët se ajo nuk është e sinqertë në qëllimet e veta.

Në Samitin e Ballkanit Perëndimor javën e ardhshme, delegacioni i Maqedonisë do të kryesohet nga kryeministri Hristijan Mickoski. Siç informon Mucunski, do të ketë takime bilaterale me përfaqësues të lartë të BE-së dhe vendeve anëtare.

Foto/video: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR