• e enjte, 26 dhjetor 2024

Muaji i kaluar regjistrohet si “marsi më i ngrohtë” në botë

Muaji i kaluar regjistrohet si “marsi më i ngrohtë” në botë

Bruksel, 9 prill 2024) - Muaji i kaluar ishte "marsi më i ngrohtë" i regjistruar në nivel global, sipas matjeve të bëra nga sistemi i monitorimit satelitor Kopernik të Bashkimit Evropian.

Është raportuar se temperatura mesatare e ajrit në sipërfaqe muajin e kaluar është matur 14.14 gradë.

Thuhet se kjo matje është 0,73 gradë mbi mesataren e janarit 1991-2020 dhe 0,10 gradë mbi marsin e mëparshëm më të ngrohtë të regjistruar në vitin 2020.

Në deklaratë thuhet se temperatura mesatare globale gjatë 12 muajve të fundit (prill 2023-mars 2024) ka qenë 0.70 gradë Celsius mbi mesataren 1991-2020.

Temperatura mbi mesataren u regjistruan në Amerikën e Veriut, Grenlandë, Rusinë Lindore, Amerikën Qendrore, pjesë të Amerikës së Jugut, shumë pjesë të Afrikës, Australinë jugore dhe pjesë të Antarktidës.

“Ndalimi i ngrohjes kërkon reduktime të shpejta në emetimet e gazeve serrë”, tha zëvendësdrejtoresha e Shërbimit për ndryshimet klimatike Kopernik, Samanta Burges. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR