• e premte, 08 nëntor 2024

MSH në Rripin e Gazës: Për 24 orë humbën jetën 133 persona

MSH në Rripin e Gazës: Për 24 orë humbën jetën 133 persona

 Gaza,  9 dhjetor 2023 (MIA) -  Sulmet izraelite kanë marrë edhe 133 jetë të tjera në afat prej 24 orëve në Rripin e Gazës, kumtoi sot Ministria e Shëndetësisë, transmeton DPA.

 Gjithsej 71 të vdekur dhe 160 të plagosur janë sjellur në Spitalin Al Aksa, përveç 62 të vdekurve dhe rreth 100 të plagosurve u dërguan në spitalin Naser, deklaruan autoritetet.

 Sipas raporteve palestineze, shumica e sulmeve janë kryer në pjesën qendrore dhe jugore të Rripit të Gazës. Trupat tokësore izraelite janë vendosur kryesisht në veri dhe jug të brezit bregdetar, të mbështetur nga forcat ajrore.

 Luftime të ashpra janë vërejtur në qytetin jugor të Kan Junis, i cili konsiderohet bastion i Hamasit.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR