• e martë, 16 korrik 2024

MSH në Rripin e Gazës: Numri i të vrarëve tejkaloi 31 mijë

MSH në Rripin e Gazës: Numri i të vrarëve tejkaloi 31 mijë

Gazë, 10 mars 2024 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës sot njoftoi se që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit janë vrarë 31.045 njerëz. 

Gjatë 24 orëve të kaluara janë vrarë 85 persona, njoftoi Ministria.

Që nga fillimi i luftës më 7 tetor e deri më tani janë plagosur gjithsej 72.654 palestinezë. Pjesa më e madhe e viktimave janë gra dhe fëmijë, thonë nga Ministria. Trupat nuk janë numëruar sepse kanë mbetur nën rrënojat e gjithë Gazës. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR