• e enjte, 26 dhjetor 2024

MSH në Gazë: Ritet numri në më shumë se 750 të vrarë nga bombardimet e intensifikuara izraelite

MSH në Gazë: Ritet numri në më shumë se 750 të vrarë nga bombardimet e intensifikuara izraelite

Gaza, 25 tetor 2023 (MIA) - Në Ripin e Gazës nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit kanë humbur jetën së paku 6.546 persona, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në Gazë. Në mesin e personave që kanë humbur jetën, së paku janë 2.704 fëmijë, ndërsa 17.439 persona janë lënduar.

Numri i personave që kanë humbur jetën sot është ritur për 750, krahasuar me një ditë më parë, pasi gjatë 24 orëve të fundit, Izraeli ka intensifikuar bombardimet. 

Së paku 1.400 persona kanë humbur jetën në Izrael, shumica civilë, në sulmet e para të Hamasit në territorin jugor të Izraelit më 7 tetor.

Nga fillimi i luftës, më shumë se 5.400 persona u plagosën, ndërsa 220 janë marrë pengj në Rripin e Gazës. Nga premtja e kaluar, katër gra janë liruar. si/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR