• e shtunë, 23 nëntor 2024

MPJ-ja ruse: Rusia dhe SHBA-ja publikuan të dhëna për armët bërthamore që i posedojnë

MPJ-ja ruse: Rusia dhe SHBA-ja publikuan të dhëna për armët bërthamore që i posedojnë
Moskë, 14 tetor 2022 (MIA) – Ministria ruse e Punëve të Jashtme publikoi informacione për numrin e përgjithshëm të kokave bërthamore dhe armëve të tjera të rënda që Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës posedojnë nga 1 shtatori i vitit 2022, pasi Moska dhe Uashingtoni shkëmbyen të dhëna në kuadër të Marrëveshjes së re START, sipas ueb faqes së ministrisë ruse. Informacionet për numrin e përgjithshëm të armëve sulmuese strategjike të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara u dha në bazë të njoftimeve të parashikuara në Marrëveshjes së re START, të cilin palët shkëmbyen në shtator të vitit 2022 në përputhje me pikën 2 të Pjesës II në pjesën e katërt të Protokollit nga Marrëveshja, kumtoi Ministria. Sipas dokumentit, Rusia ka 540 raketa balistike ndërkontinentale (ICBM), raketa balistike të lëshuara nga nëndetëse (SLBM) dhe bombardues të rëndë, ndërsa SHBA-ja ka 659 armë të tilla. Përveç kësaj, Rusia ka 1549 municione luftarake të vendosura në raketa balistike ndërkontinentale, raketa të lëshuara nga nëndetëse dhe mbushje bërthamore të vendosura në avionë, ndërsa SHBA-ja ka 1420 armë të tilla. Rusia, gjithashtu ka 759 gjuajtës të raketave balistike ndërkontinentale të pavendosura, raketa lëshuese nëndetëse të pavendosur dhe bombardues të rëndë të pavendosur dhe SHBA-ja ka raportuar 800 gjuajtës të tillë. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR