• e enjte, 26 dhjetor 2024

MPJ-ja ruse: Këshilli i Sigurimit i KB-së nuk mund të përdorë më shabllone të vjetra për Korenë e Veriut, Kina nuk do t'i mbështesë sanksionet

MPJ-ja ruse: Këshilli i Sigurimit i KB-së nuk mund të përdorë më shabllone të vjetra për Korenë e Veriut, Kina nuk do t'i mbështesë sanksionet

Moskë, 29 mars 2024 (MIA) - Këshilli i Sigurimit i KB-së nuk mund të përdorë më shabllonet e vjetra për Korenë e Veriut, bëri të ditur Rusia, pasi Moska vuri veton ndaj rinovimit të komisionit të ekspertëve për ndjekjen e zbatimit të sanksioneve, tha zëdhënësja e Ministrisë ruse e Punëve të Jashtme, Maria Zaharova.

"Është e qartë për ne se Këshilli i Sigurimit i KB-së nuk mund të përdorë më shabllone të vjetra për çështjet që lidhen me Gadishullin Korean", theksoi zëdhënësja. 

 Nga ana e saj, Kina tha se refuzoi "verbërisht t'i mbështesë sanksionet" kundër Koresë së Veriut pasi dje abstenoi nga votimi i Këshillit të Sigurimit mbi një rezolutë për Korenë e Veriut.

 "Situata e tanishme në Gadishullin Korean mbetet e tensionuar dhe vendosja joselektive e sanksioneve nuk mund ta zgjidhë problemin", deklaroi Lin Xhiang, zëdhënës i Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR