MPJ-ja ruse: Hyrja e Suedisë në NATO dëmton sigurisë evropiane
- Post By Ajrije Rexhepi
- 18:37, 16 maj, 2022
Moskë, 16 maj 2022 (MIA) - Ministria ruse e Punëve të Jashtme sot vlerësoi se hyrja e Suedisë në NATO do të shkaktojë dëme të konsiderueshme në sigurinë e Evropës Veriore dhe të kontinentit evropian në tërësi dhe paralajmëroi se Rusia do të jetë e detyruar të ndërmarrë hapa hakmarrëse.
Në kumtesën e Ministrisë ruse theksohet se Rusia do të jetë e detyruar të ndërmarrë hapa hakmarrëse, si ushtarako-teknike, ashtu edhe të natyrës tjetër, që t'i ndalojë kërcënimet për sigurinë e saj kombëtare.
"Në këtë pikëpamje, shumë do të varet nga kushtet specifike për integrimin e Suedisë në Aleancën Veriatlantike, përfshirë edhe pikëpamjet për vendosjen e sistemit të armatosur ofensiv të këtij blloku ushtarak të territorin suedez", theksohet në kumtesë.
Ministria ruse vlerësoi edhe se anëtarësimi i Suedisë në NATO nuk do ta përforcojë sigurinë e saj, por do të çojë në humbjen e sovranitetit në vendimet të politikës së jashtme.
Qeveria suedeze mori vendim sot që të aplikojë për hyrje në NATO. ar/