• e enjte, 26 dhjetor 2024

MPJ-ja kineze: Hamasi dhe Fatahu në Pekin ranë dakord për vazhdimin e dialogut për pajtim

MPJ-ja kineze: Hamasi dhe Fatahu në Pekin ranë dakord për vazhdimin e dialogut për pajtim

Pekin, 30 prill 2024 (MIA) - Grupet rivale palestineze Hamas dhe Fatah kanë treguar vullnet politik për të vazhduar negociatat për pajtim në jehonën mes luftës në Gazë, kumtoi Ministria kineze e Punëve të Jashtme.

Negociatat janë duke u zhvilluar në Pekin.

Të dy franksionet kanë dështuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike që kur luftëtarët e Hamasit përmbysën Fatahun nga Rripi i Gazës në një luftë të shkurtër në vitin 2007, njoftojnë agjencitë botërore.

"Ata kanë rënë dakord të vazhdojnë të negociojnë për të arritur solidaritetin dhe unitetin palestinez sa më shpejtë të jetë e mundur", deklaroi zëdhënësi i Ministrisë Lin Xhijan për gazetarët në brifingun e rregullt.

Lin shtoi se të dyja palët falënderuan Pekinin mbi përpjekjet e tyre për të "promovuar unitetin e brendshëm palestinez dhe arritën një marrëveshje për vazhdimin e dialogut". rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR