• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MPJ ruse: Nëse Seuli i dërgon armë Kievit, do të pasojë përgjigje nga Moska

MPJ ruse: Nëse Seuli i dërgon armë Kievit, do të pasojë përgjigje nga Moska

Moskë, 24 nëntor 2024 (MIA) - Rusia do të përgjigjet nëse Koreja Jugore i dërgon armë Ukrainës, ndërsa një veprim i tillë i Seulit do të kishte pasoja negative për marrëdhëniet me Moskën, deklaroi sot zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme, Andrej Rudenko.

"Seuli duhet të jetë i vetëdijshëm se përdorimi i mundshëm i armëve të Koresë Jugore për vrasjen e qytetarëve rusë përfundimisht do të shkatërrojë marrëdhëniet ndërmjet vendeve tona. Gjithsesi, ne do të përgjigjemi në të gjitha mënyrat të cilat i konsiderojmë të domosdoshme", deklaroi Rudenko për mediat ruse.

Ai vuri në dukje se një hap i tillë nuk ka gjasa të përmirësojë sigurinë e Koresë së Jugut dhe i kërkoi Seulit të vlerësojë me kujdes situatën dhe të mos ndërmarrë hapa "të pamatur".

Rudenko theksoi se shpreson që udhëheqja e Koresë së Jugut t'i bazojë vendimet e saj në interesat kombëtare afatgjate, dhe jo në, siç tha ai, konsiderata oportuniste afatshkurtra që i transmetohen nga jashtë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR