MPJ ruse: Evropa nuk ka të drejtë të marrë pjesë në bisedimet për Ukrainën
- – Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë njoftoi sot se shtetet evropiane, të cilat “fuqishëm u nisën në rrugën e militarizmit”, e humbën të drejtën të marrin pjesë në bisedimet për Ukrainën.
- Post By Fitore Curri
- 21:29, 25 shkurt, 2025

Moskë, 25 shkurt 2025 (MIA) – Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë njoftoi sot se shtetet evropiane, të cilat “fuqishëm u nisën në rrugën e militarizmit”, e humbën të drejtën të marrin pjesë në bisedimet për Ukrainën.
Kumtesa vijoi pas rezolutave të miratuara dje për krizën ukrainase të miratuara në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe në Këshillin e Sigurisë.
“Diskutimet dhe votat e mbajtura në KB tregojnë qartë se bashkësia botërore kërkon paqe. Evropianët, të cilët kanë vendosur me vendosmëri militarizimin dhe kanë humbur të drejtën për të marrë pjesë në negociatat për kushtet e zgjidhjes së krizës ukrainase, janë të gjithë të izoluar gjithnjë e më shumë. Ndryshime serioze janë të dukshme në qëndrimet e shumicës globale, të cilat po tregojnë realizëm në rritje dhe po përpiqen të kontribuojnë në përfundimin sa më të shpejtë të konfliktit”, thuhet në kumtesën e MPJ-së ruse.
AP e KB-së dje miratoi një rezolutë me të cilën dënohet pushtimi rus ndaj Ukrainës dhe kërkohet tërheqja e trupave ruse. Rezoluta, e propozuar nga Ukraina dhe vendet evropiane, mori mbështetje nga 93 vende, përderisa 18 ishin kundër, në mesin e të cilave SHBA-ja dhe Rusia, ndërsa 65 vende ishin të përmbajtura.
Në të njëjtën kohë, KS i KB-së e miratoi rezolutën amerikane, me të cilën bën thirrje për ndërprerje të shpejtë të konfliktit në Ukrainë, pa e kritikuar drejtpërdrejt Rusinë. Kjo rezolutë ishte miratuar me mbështetje të Rusisë dhe Kinës, përderisa Franca dhe Britania e Madhe ishin të përmbajtura. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s