• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MPJ kroate nuk ka informata se në Serbi është arrestuar një spiun kroat

MPJ kroate nuk ka informata se në Serbi është arrestuar një spiun kroat

Zagereb, 26 gusht 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme dhe Punëve Evropiane e Kroacisë nuk ka njohuri nëse arrestimi i "spiunit kroat" për të cilin lajmëruan sot mediumet serbe "ka ndodhur me të vërtetë".

"Nuk kemi kurfarë informata për temën e lartëcekur, as se me të vërtetë ka ndodhur një ngjarje e tillë", deklaruan përfaqësues të MPJ-së kroate në pyetje të HINA-s për pohimet në mediumet serbe.

Herët në mëngjes në rajonin e Beogradit, Agjencia serbe për siguri dhe informim (BIA), në bashkëpunim me organe të tjera kompetente shtetërore, ka kryer aksion kundërzbulues për arrestimin e një spiuni kroat, shkruan gazeta e Beogradit "Novosti".

Sipas njohurive të mediumeve beogradase, aksioni ishte "rezultat i punës disamuajshe operative të BIA-s dhe vazhdim i asgjësimit të spiunazhit dhe aktiviteteve destruktive-subverzive të shërbimit zbulues kroat SOA". ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR