• e shtunë, 23 nëntor 2024

MPJ bullgare kërkon hetim efikas dhe zbatim të drejtësisë për tifozin e lënduar të Levskit

MPJ bullgare kërkon hetim efikas dhe zbatim të drejtësisë për tifozin e lënduar të Levskit

Sofje, 28 korrik 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë sonte ka njoftuar se dënon ashpër incidentet e 27 korrikut 2023 në Shkup, ku u lënduan shtetas bullgarë, simpatizantë të PFK “Levski”, dhe një prej tyre u lëndua rëndë.

Në njoftim thuhet se shtetasi bullgar i plagosur aktualisht ndodhet në gjendje stabile por të rëndë të përgjithshme dhe po shërohet pas operacionit në spitalin e Shkupit. Përfaqësuesit e ambasadës bullgare janë në kontakt të vazhdueshëm me të lënduarit dhe të afërmit e tij, si dhe me autoritetet shëndetësore vendase.

"Na vjen keq që fryma pozitive dhe sportive e ndeshjes në mes të PFK "Levski" dhe KF "Shkupi" u trazua nga aktet e agresionit jashtë fushës së futbollit. Presim që organet kompetente në Republikën e Maqedonisë së Veriut të ndërmarrin veprimet e nevojshme për hetim efikas dhe administrim të drejtësisë në lidhje me incidentin e rëndë", thekson Ministria e Punëve të Jashtme bullgare.

Nga aty, ata edhe një herë theksojnë, "rëndësinë vendimtare të marrjes së masave efektive për parandalimin e akteve të tilla të agresionit dhe garantimin e sigurisë së të gjithë qytetarëve". sa/

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR