• e enjte, 26 dhjetor 2024

MPB sanksionon 141 shoferë për vozitje të shpejtë

MPB sanksionon 141 shoferë për vozitje të shpejtë

Shkup, 17 prill 2024 (MIA)- Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontroll në territorin e mbarë vendit për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar. Në këtë aksion janë sanksionuar 141 shoferë, prej tyre njëmbëdhjetë automjete kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë se shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 70 automjete e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 71 automjete jashtë vendeve të banimit.

Kontrollet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe ditët në vijim. Nga MPB apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR