• e enjte, 26 dhjetor 2024

MPB kroate: Kemi marrë një kërcënim serioz drejtuar kryeministrit dhe ministrave

MPB kroate: Kemi marrë një kërcënim serioz drejtuar kryeministrit dhe ministrave

Zagreb, 12 maj 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme kroate sot kumtoi se ka vendosur forca shtesë rreth ndërtesës së Qeverisë pas kërcënimeve telefonike ndaj kryeministrit Andrej Plenkoviq dhe ministrave.

Në orët e mëngjesit drejtoria policore në Zagreb ka pranuar një denoncim nga një person i panjohur, i cili ka kërcënuar kryeministrin e Republikës së Kroacisë dhe anëtarët e qeverisë. Duke marrë parasysh denoncimin e marrë, përkatësisht seriozitetin e kërcënimeve, janë dërguar dhe dislokuar forca shtesë policore. Punonjësit e policisë po kryejnë hetimin penal për zbardhjen e të gjitha rrethanave dhe identifikimin e personit që ka kërcënuar", njofton policia.

Владиниот портпарол претходно потврди дека полицијата била информирана за заканата и поради тоа во Владата бил испратен тим за интервенција. ми/

Zëdhënësi i qeverisë konfirmoi më herët se policia ishte informuar për kërcënimin dhe për këtë arsye një ekip intervenimi është dërguar në qeveri. ls/

Foto: MPB kroate

 

QËNDRONI TË LIDHUR