• e martë, 24 dhjetor 2024

MPB ka furnizuar jë makinë të re për printimin e dokumenteve personale e cila do të trefishojë kapacitetin

MPB ka furnizuar jë makinë të re për printimin e dokumenteve personale e cila do të trefishojë kapacitetin

Shkup, 14 nëntor 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot ishte në Njësinë për Personalizim në MPB ku u promovua makina e re për printimin e dokumenteve personale.

 Me makinën e re për printimin e dokumenteve personale do të trefishojë kapacitetin dhe do të shpejtojë dhënien e dokumenteve personale.

 "Makina printon të gjitha llojet e dokumenteve të cilat i lëshon Ministria e Punëve të Brendshme siç janë letërnjoftimet, patentë shoferët, kartelat për qëndrim të përkohshëm… Kjo do të thotë se nuk ka më turma siç i kemi pasur në të kaluarën por shpejt dhe me kohë do të lëshohen dokumentet për çdo qytetar. Jemi plotësisht të përkushtuar në krijimin e kapaciteteve për shërbime të shpejta dhe cilësore për qytetarët. Qytetarët e meritojnë të marrin shërbime të shpejta nga institucionet e tyre”, potencoi ministri Toshkovski.

 Ministri Toshkovski përsëri apeloi te të gjithë qytetarët se vlefshmëria e patentë shoferëve me emrin e vjetër kushtetues të shtetit në pajtim me ndryshimin e ligjit në muajin shkurt, është deri më 31.12.2024 dhe të njëjtit të shfrytëzojnë mundësinë këtë kohë e cila ka mbetur të rinovojnë patentë shoferët e tyre.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR