• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MPB e Serbisë kumtoi për arrestimin e udhëheqësve të “Kartelit ballkanik”, shitësve më të mëdhenj të kokainës në rajon

MPB e Serbisë kumtoi për arrestimin e udhëheqësve të “Kartelit ballkanik”, shitësve më të mëdhenj të kokainës në rajon

Beograd, 11 maj 2023 (MIA) - Në një operacion të madh policor, në Serbi janë arrestuar udhëheqësit e një karteli ballkanik, i cili në vitet e fundit organizoi kontrabandimin e më shumë se shtatë tonë kokainë në Evropë, pretendojnë personat zyrtarë të MPB-së serbe.

“Të arrestuarit në Serbi janë kontrabandistët më të mëdhenj të kokainës nga Ballkani. Nga 13 të arrestuarit, tre janë tashmë në burg. Puna në këtë rast është ende në vazhdim”, tha në një konferencë për shtyp, shefi i Departamentit të Policisë Kriminele të Serbisë, Ninoslav Cmoliq.

“Në koordinim me Europolin dhe Euroxhast, u arrestuan 13 persona, anëtarë të grupit të organizuar kriminel, të përbërë nga disa celula të pavarura, që funksiononin si kartel ballkanik. Në bashkëpunim me Europolin, Serbia arriti të identifikojë objektivat kryesore në territorin e saj dhe të hartojë aktivitetet e tyre kriminale në mbarë botën. Besohet se ky kartel qëndron pas dërgesave të disa tonëve kokainë që mbërriti në Evropë nga Kolumbia, Brazili, Ekuadori, por edhe përmes Afrikës Perëndimore si mbështetje logjistike tranzit”, tha Cmoliq.

Sipas tij, ky veprim ndërkombëtar ka rezultuar me largimin e organizatës më të madhe kriminale për trafik droge nga Ballkani.

Personat janë arrestuar në një aksion të zhvilluar në disa qytete të Serbisë.

Cmoliq deklaroi se liderët kriminelë të kartelit, përkatësisht celulat e tij të pavarura, si dhe tregtarët më të mëdhenj të kokainës nga Ballkani, janë arrestuar në Serbi.

“Gjithsej janë arrestuar 13 persona, tre prej të cilëve tashmë janë në burg, janë kontrolluar mbi 20 lokacione ku janë gjetur një sasi e madhe parash dhe armë. Puna për këtë rast është ende në vazhdim”, tha ai. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR