• e shtunë, 23 nëntor 2024

Moti i lig shkak për rrëzimin e helikopterit në të cilin jetën e humbi presidenti iranian Raisi

Moti i lig shkak për rrëzimin e helikopterit në të cilin jetën e humbi presidenti iranian Raisi

Teheran, 21 gusht 2024 (MIA) - Fatkeqësia me helikopter në të cilën jetën e humbi presidenti iranian, Ebrahim Raisi në maj të këtij viti, sipas pohimeve konservatore, ishte shkaktuar nga kushtet jo të mira të motit dhe pamundësisë që fluturakja ta mbajë peshën që e transportonte, kumtoi ssot agjenciangjysmëprivate iraniane Fars, duke iu referuar një burimi anonim të sigurisë, të njoftuar me rezultatet e fundit të hetimit.

Në raporti preliminar të ushtrisë iraniane për fatkeqësinë fatale me helikopter në rajonin malor në afërsi të kufirit me Azerbajxhanin, që ishte publikuar në maj, ceket se deri më tani nuk janë gjetur dëshmi për gabim njerëzor apo suëlm ndaj helikopterit, transmetojnë mediumet britanike.

"Hetimi për rrëzimin e helikopterit të ajatollahut Raisi ka përfunduar dhe është konsstatuar se bëhet fjalë për aksident", i deklaroi burimi nga forcat e sigurisë agjencisë Fars.

Janë konstatuar dy shkaqe për fatkeqësinë: kushtet e motit të cilat nuk ishin të përshtatshme dhe pesha joadekuate që e transportonte helikopteri, që shkaktoi rrëzimin në mal, shtoi burimi.

Hetimi konstatoi se helikopteri transportonte dy udhëtarë më shumë nga numri i udhëtrëve të caktuar me protokollin e sigurisë. ab/

fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR