• e shtunë, 23 nëntor 2024

Moti i lig me breshër shkaktoi vërshime dhe kaos në komunikacionin në Bavari

Moti i lig me breshër shkaktoi vërshime dhe kaos në komunikacionin në Bavari

Munih, 13 korrik 2024 (MIA) - Stuhia e madhe me breshër që e goditi krahinën jugore gjermane të Bavarisë shkaktoi vërshime, kaos në komunikacion dhe bllokim të rrugëve për shkak të drunjve të rënë, lajmëroi DPA.

Sipas zëdhënësit të policisë në qytetin Kempten, në jugperëndim të Munihut, rrugët ishin zbardhur nga breshëri i rënë, ndërsa shërbimet për raste urgjente kanë paraqitur rreth 320 intervenime mes orës 18 dhe mesnatës.

Më të goditura janë rajoni Algau dhe Lindau, në afërsi të liqenit Bodensi dhe kufirit me Austrinë. Në rrjedhë është pastrimi dhe pompimit të ujit nga objektet e vërshuara.

Edhe 230 intervenime janë paraqitur në Rozenhajm. Shërbimet për raste urgjente kanë intervenuar në bodrumet e vërshuara dhe në rrugë e hekurudha.

Nuk ka informata për të lënduar. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR