Mot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut
- Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut të cilat do të jenë më të rrëmbyeshme të përcjel0la edhe me bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri në 15 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 18 deri në 25 gradë Celsius.
- Post By Fami Bajrami
- 07:26, 20 shtator, 2024
Shkup, 20 shtator 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut të cilat do të jenë më të rrëmbyeshme të përcjel0la edhe me bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri në 15 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 18 deri në 25 gradë Celsius.
Në Shkup moti do te jetë me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut, pasdite të përcjella me bubullima. Temperatura minimale do të zbresë deri në 15 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 22 gradë.
Sipas DPHM-së, nesër moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të shiut, të cilat në disa vende do të jenë të rrëmbyeshme, të përcjella me bubullima. Të shtunën do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale të shiut në pjesët perëndimore. Pastaj ditët në vijim do të mbajë mot me diell me vranësira deri në mesatare. Temperatura ditore gradualisht do të ketë rritje të lehtë. rq/
Foto: arkivi i MIA-s