• e enjte, 18 korrik 2024

Mot me vranësira dhe me shi për Pashkët

Mot me vranësira dhe me shi për Pashkët

Shkup, 16 prill 2023 (MIA) - Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira mesatare. Paradite do të ketë reshje të shiu në pjesët perëndimore, ndërsa pasdite dhe në mbrëmje do të ketë reshje lokale të rrëmbyeshme dhe me paraqitjen e bubullimave në pjesën më të madhe të vendit. Reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme në pjesët perëndimore.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 10, ndërsa maksimalja prej 13 deri në 20 gradë.

 Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, pasdite me reshje të kohëpaskohshme të shiut që do të vazhdojnë edhe gjatë natës. Temperatura minimale do të ulet deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 19 gradë.

 Në ditët në vijim do të ketë një periudhë të motit të ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiu, të cilët do të jenë kryesisht të rrëmbyeshme në orët e pasdites lokale dhe herë pas here do të  përcillen me bubullima dhe do të fryjë erë që deri të mërkurën do të jetë nga drejtimi jugor.   

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR