• e mërkurë, 17 korrik 2024

Mot i vranët me shi të dobët lokal

Mot i vranët me shi të dobët lokal

Shkup, 9 mars 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira mesatare me shi të dobët lokal, ndërsa në orët e mesdites në malet më të larta në pjesët perëndimore me borë të lehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 8 deri 15 gradë Celsius. 

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të bie deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 14 gradë. 

Sipas paralajmërimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) edhe në ditët në vazhdim moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli, ndërsa kryesisht në rajonet malore do të ketë kushte për shi lokal. Gjatë fundjavës do të fillojë të fryjë erë e fuqishme jugore dhe temperatura e ditës do të jetë në rritje. Mot të paqëndrueshëm me shi të përkohshëm të rrëmbyeshëm i shoqëruar me bubullima do të ketë në fillim të javës së ardhshme të punës. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR