• e premte, 04 tetor 2024

Mot i keq në Novi Sad, në disa pjesë të qytetit nuk ka energji elektrike dhe ujë

Mot i keq në Novi Sad, në disa pjesë të qytetit nuk ka energji elektrike dhe ujë

Novi Sad, 19 korrik 2023 (MIA) - Moti i keq që e ka goditur Kroacinë dhe Slloveninë pasditen e sotme ka arritur edhe në Novi Sad, ku bie shi i dendur dhe frynë erë, e cila rrëzon pemë dhe gardhe, si dhe ngrihen re të mëdha pluhuri.

Në disa pjesë të qytetit nuk ka ujë dhe energji elektrike.

Qytetarët raportojnë për dëme materiale.

Në disa vende janë shkulur tjegullat dhe disa pjesë të çative.

Në rrugën e Futoshkut ka pemë të rrëzuara dhe qytetarët raportojnë se është e pamundur të kalohet. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR