• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mostrat nga uji i lumit Sena deri tani nuk i plotësojnë standardet për Lojërat olimpike

Mostrat nga uji i lumit Sena deri tani nuk i plotësojnë standardet për Lojërat olimpike

Paris, 21 qershor 2024 (MIA) - Mostrat e ujit në Sena deri më tani nuk përmbushin standardet për Lojërat olimpike verore të cilat do të mbahen nga 26 korriku deri më 11 gusht në Paris, tha prefekti rajonal Mark Gijom por shtoi se ai ishte ende i bindur se garat olimpike të ujit do të ishin të mundshme.

Ai tha se sipas mostrave të ujit të marra më 16 qershor - një muaj e gjysmë para Lojërave olimpike (LO), Sena ishte shumë e ndotur sipas kritereve të përcaktuara për garat ujore.

Autoritetet në Paris dhe në zonën e gjerë kumtuan se rritja e nivelit të ujit për shkak të motit me shi, me materiale nga brigjet që arrinin deri në lumë, kontribuoi për një rritje të përqendrimit të ndotjes, veçanërisht baktereve esherhija koli në ujë.

"Cilësia e ujit është e degraduar për shkak të kontekstit të pafavorshëm hidrologjik dhe meteorologjik - shiu, rrjedhje e madhe, pak diell, temperatura që nuk përputhen me standardin sezonal", thanë autoritetet duke shtuar se rrjedhja e madhe e lumit të përmbytur për shkak të shiut nuk përmirëson cilësinë e ujit.

Sena është “ylli” i LO-së, sepse pranë saj do të mbahet ceremonia e hapjes, ndërsa pastaj në të do të zhvillohen edhe lojrat.

Kryebashkiakja e Parisit, An Idalgo, së fundmi deklaroi se me 15 korrik do të futet në Sena. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR