• e enjte, 26 dhjetor 2024

Moska njoftoi se ka qëlluar me dron në portin ukrainas të Danubit, Kievi e konfirmoi sulmin

Moska njoftoi se ka qëlluar me dron në portin ukrainas të Danubit, Kievi e konfirmoi sulmin

Moskë, 3 shtator 2023 (MIA) - Armata ruse njoftoi se mbrëmë ka kryer sulm me dron ndaj portit ukrainas Reni, të locuar në lumin Danub në pjesën jugore të Ukrainës, në kufirin me Rumaninë, transmetuan mediat franceze. 

"Mbrëmë, forcat ajrore kryen sulm grupor me fluturake pa pilot ndaj depove me karburant që përdoret për mbushjen e karburantit të pajisjes ushtarake të armatës ukrainase në portin Reni, rajoni Odesa", njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes, duke shtuar se qëllimi i sulmit ishte "arritur" dhe të gjitha caqet janë goditur. 

Ukraina sot konfirmoi se fluturake ruse pa pilot kanë goditur lokacione "civile industriale" në rajonin e lumit Danub në pjesën jugperëndimore të vendit, në afërsi të Rumanisë. 

"Armiku e sulmon infrastrukturën civile industriale në rajonin e Danubit", njoftoi në Telegram Zyra e kryeprokurorit të Ukrainës. 

Nga prokuroria shtuan se gjatë sulmit dy persona janë lënduar dhe hospitalizuar. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR