• e enjte, 26 dhjetor 2024

Moska i bëri thirrje Erevanit dhe Bakus të përmbahen nga çfarëdo aksionesh që do të çojnë drejt përshkallëzimit të tensioneve

Moska i bëri thirrje Erevanit dhe Bakus të përmbahen nga çfarëdo aksionesh që do të çojnë drejt përshkallëzimit të tensioneve

Moskë, 17 maj 2023 (MIA) - Moska i bëri thirrje Erevanit dhe Bakus të përmbahen nga çfarëdo veprimesh që mund të çojnë drejt përshkallëzimit të tensioneve, deklaroi Maria Zaharova.

"Për fat të keq, nga 11 deri më 12 maji pati shkelje të armëpushimit prej të dyja anëve të kufirit armeno-azerbajxhanez, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë", transmeton Tass.

"I bëjmë thirrje palës azerbajxhaneze dhe armene të përmbahen nga aksione provokuese dhe përshkallëzimit", tha Zaharova në brifingun me gazetarët.

"Qëndrimi i Rusisë është se të gjitha kontestet duhet të zgjidhen edhe në aspektin politik edhe në aspektin diplomatik", shtoi zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.

"Ne e kemi për qëllim ta lehtësojmë atë në çdo mënyrë të mundshme, duke përfshirë edhe gjatë takimit trilateral të ministrave të Punëve të Jashtme të Rusisë, Armenisë dhe Azerbajxhanit të caktuar për më 19 maj në Moskë", shton Zaharova.

QËNDRONI TË LIDHUR